
Marian Filarski – Impresion mbi takimin dhe bashkëpunimin me Shefqet Avdush Eminin
Takimi i parë – pranvera 2011 U njoha me Shefqetin përmes një faqeje artistësh në pranverën e vitit 2011. Që në momentin që pashë veprat e tij, u magjepsa menjëherë. U dashurova me penelin e tij, me mënyrën si përdor ngjyrat. Dhe kjo, ndonëse jam mësuar të shoh shumë vepra arti që shpesh nuk më prekin aspak në shpirt.
I shkrova Shefqetit për të pyetur nëse do të dëshironte të mbante një masterclass në Atelier Filarski në Schijndel. Ai u tregua shumë pozitiv dhe i hapur. Për mua ishte një nder i madh. Më ftoi në shtëpinë e tij dhe më priti me një mikpritje të jashtëzakonshme.
Masterclass-i në Schijndel Shefqeti realizoi një masterclass të jashtëzakonshëm në studion time. Ai dha një demonstrim të shkëlqyer që mbajti të magjepsur çdo pjesëmarrës. Punimet u zhvilluan edhe në ambient të hapur – ishte një ditë e rrallë për standardet e motit në Holandë.
Pjesëmarrësit u nxitën të punonin fort, në mënyrë të çlirët, pa frikë, pa ngurrim – të linin mendjen dhe të ndiqnin intuitën. Disa prej tyre kishin krijuar deri në nëntë punime deri në orën katër të pasdites! Në fund të ditës, ndonëse të lodhur, të gjithë ishin të jashtëzakonshëm të kënaqur.
Pas kësaj, organizova edhe dy masterclass-e të tjera me Shefqetin, më 12 shkurt dhe më 15 prill të vitit 2012.

Përshtypje për veprat e tij Shefqeti ka kryer studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë, Kosovë – dhe kjo shihet qartë në pikturat e tij. Ai e njeh në mënyrë të përkryer strukturën e figurës njerëzore, sidomos në sytë dhe shprehjet. Megjithëse duket se i pikturon sytë dhe gojën me shumë saktësi, në të vërtetë i krijon ato përmes njollave. Ai shpesh tërhiqet pas, sheh nga distanca, e modifikon një pjesë duke e zbehur me gishta të lagur me pështymë, derisa të arrijë tek rezultati që kërkon. Por mundet edhe ta fshijë gjithë fytyrën në një hap dhe ta bëjë pjesë të sfondit ngjyror.
Më vjen keq që nuk kam pasur rastin të shoh veprat e tij të hershme. Do të më interesonte të dija nëse në Kosovë ka përdorur paleta ngjyrash ndryshe. Nga sa më ka treguar vetë, në atë kohë veprat e tij ishin më figurative dhe më të errëta. Edhe punët e vitit 2003 janë më të zymta, me shumë të zezë përveç të kuqes dhe blusë.
Sot ai përdor ngjyra të ndritshme dhe të gjalla, ku e kuqja, e verdha dhe e kaltra bashkëjetojnë në harmoni. Dhe kjo është një arritje e rrallë, sepse këto ngjyra kërkojnë shumë vëmendje për vete – por Shefqeti arrin t’i shkrijë në një unitet të pasur e të balancuar.
Kontrasti si thelb shprehës Për mua personalisht, më tërheqin më shumë veprat ku ekziston një kontrast i fuqishëm ndërmjet detajeve të rafinuara – si sytë – dhe zonave të mëdha, ekspresive.
Pikturat e tij lindin nga emocioni i momentit. Ato duhet të jenë të suksesshme që në fillim, përndryshe rrezikon të humbasë spontanitetin. Për këtë arsye, duhet të jesh një njeri i fortë, pa dyshime, dhe me mendësinë: “Nëse nuk më doli siç dua, e mbuloj ose filloj nga e para.”

Artiste Marian Filarski
Pronare e Academis private te Artit- Holand