
SHEFQET AVDUSH EMINI – “ARTISTI DHE NJERI”
Ka dy mënyra për ta njohur një artist. E para është përmes veprave të tij dhe e dyta, përmes njohjes së tij si person. Unë pata fatin e mirë t’i përjetoja të dyja njëkohësisht gjatë ekspozitës dhe punëtorisë “Green Earth” të organizuar nga OFAIS në Guwahati, në provincën Assam të Indisë në vitin 2016.
Për ta thënë me sinqeritet, kjo ishte hera e parë që njihesha me artin dhe me personalitetin e këtij artisti. Si një nga pjesëmarrësit në këtë ngjarje, veprat e tij më tërhoqën vëmendjen menjëherë. Pata rastin të njihem më thellë me teknikën e tij gjatë punëtorisë që vijoi. Interaksioni dhe diskutimet me Shefqetin gjatë tubimeve ishin një mundësi e rrallë për të kuptuar njeriun pas pikturave që thonin aq shumë në aspektin e temave, kompozimit, ngjyrave dhe shprehjes.
ARTISTI
Është e pamundur të kalosh pranë veprave të Shefqetit pa u tërhequr prej tyre. Portretet e tij kanë një forcë artistike që përmbledh një fjalor historik të mjeshtërve të ekspresionizmit. Për të kuptuar veprat e tij, duhet ta shikosh këtë mjeshtër në punë për të depërtuar në burimin e asaj rrjedhshmërie që është aq e dukshme në veprat e tij. Forca brutale e ngjyrave dhe penelatave të tij është shprehje e energjisë që ndjehet përmes syve të personazheve të tij, ku ngjyrat bëhen deklarata të vendosura aty ku zakonisht nuk priten, por që vendosen me aq forcë sa marrin legjitimitet përmes intensitetit të tyre. Megjithë këtë forcë të brendshme, një ndjeshmëri e butë femërore është aq mjeshtërisht e përfshirë te figurat femërore, sa krijon një tension të padiskutueshëm mes teknikës së fuqishme dhe sensualitetit të përmbajtur, por gjithnjë të pranishëm.
Nga ana tjetër, potenciali i Shefqetit çlirohet krejtësisht në kanavacat me tematikë abstrakte. Aty, çdo kufi dhe përmbajtje shpërbëhet për t’i hapur rrugë një reaksioni zinxhir ku forca shpërthen në një ritëm të pandalshëm, që vazhdon nga një kanavacë në tjetrën me një energji që shtyn kufijtë e përvojës vizuale në një sferë perceptimi ëndërrimtar. Zgjedhja e ngjyrave të gjalla, e fuqizuar nga kontrasti i dritës dhe errësirës dhe përplasja e theksuar e toneve, ngarkon çdo pikë të pikturës me një përjetim që ndikon të gjitha shqisat, deri në atë pikë sa përvoja vizuale bëhet e zëshme, dhe shndërrohet në një koncert voluminoz tingujsh të lartë që dridhen në mënyrë të sinkronizuar, duke e kthyer veprën në një përvojë të përmasave akustike.
NJERIU
Në vitet që pasuan, ne ruajtëm një marrëdhënie të respektueshme, edhe pse nuk patëm më rastin të takoheshim personalisht. Megjithatë, interesimi im për veprat e Shefqetit vetëm sa u rrit, dhe vijova t’i ndjek nga afër krijimet e tij të reja dhe zhvillimin që shfaqej nga një vepër te tjetra. Njohja e Shefqetit në planin personal dhe njohja e sfondit historik të jetës së tij, si dhe lëvizjet e tij nga një vend në tjetrin, kanë pasuruar artin e tij…
Bagazhi kulturor dhe udhëtimet e tij të vazhdueshme, si dhe pjesëmarrja në ekspozita në mbarë botën, mund të ndiqen qartë nëpër veprat e tij dhe pasqyrojnë vlerat e tij morale si një qenie njerëzore me integritet të lartë, madje edhe përpara se të identifikohej si mjeshtër i artit. Ai është i sinqertë në emocionet e tij, ashtu siç është i sinqertë në artin që krijon, dhe është një nga ato paradokse të jetës – një njeri i thjeshtë e i përulur që është në gjendje të krijojë vepra kaq komplekse e intriguese, duke përdorur një fjalor universal që prek shikuesin përpara se ai të ketë mundësinë të ndalet dhe ta analizojë. Këto janë cilësitë e një artisti të madh, që nuk është dehur nga suksesi i tij, por ka arritur të ruajë njerëzinë dhe përulësinë në marrëdhënie me ambientin dhe me miqtë e tij.
English translation:
SHEFQET AVDUSH EMINI – “THE ARTIST AND THE MAN”
There are two ways to truly know an artist. First, through his work, and second, by knowing the person. I had the good fortune to experience both simultaneously during the OFAIS “Green Earth” exhibition and workshop in Guwahati, in the Assam province of India in 2016.
To be honest, it was my first encounter with this fellow artist’s work and his personality. As one of the participating artists, his paintings caught my attention from the beginning. I got to know more about his technique during the following workshop. The interaction and discussions with Shefqet during the gatherings were a unique opportunity to understand the man behind the paintings — works that spoke volumes through their subject, composition, colors, and expression.
THE ARTIST
It is impossible to pass by Shefqet’s artworks without being drawn to them. His portraits carry a strong artistic punch that reflects the historical vocabulary of the great expressionist masters. To truly understand his paintings, one should observe this master at work to grasp the source of that remarkable fluidity so evident in his canvases. The raw power of his colors and brushstrokes is a direct manifestation of the energy visible in the eyes of his characters — where colors become declarations placed in unconventional spaces, yet done with such authority that their placement feels inherently legitimate.
Despite this inner strength, a tender compassion is intricately woven into his female characters, creating an undeniable tension between the forceful technique and a discreet sensuality that is constantly present. On the other hand, Shefqet’s full potential is unleashed in his abstract-themed canvases. Here, all remaining boundaries and inhibitions fall away, making space for a quantum chain reaction that begins on one canvas and continues endlessly from one to the next, pushing the visual experience toward dreamlike perception. The bold color choices, energized by contrasts of light and dark and sharp tonal collisions, charge every inch with a sensory force so intense that the visual transforms into something vocal — a concert of high-volume tones that resonate in sync, turning the artwork into an audible, immersive experience.
THE MAN
In the years that followed, we maintained a respectful connection despite not having the opportunity to meet again. Nevertheless, my interest in Shefqet’s work deepened, and I continued to follow his evolving creations, each new piece revealing further development. Getting to know Shefqet personally and learning about the historical background of his life and his constant movement from one country to another has deeply enriched his art...
His cultural baggage and continuous travels, along with his participation in exhibitions worldwide, are clearly reflected in his work and reveal his moral values as a human being of great integrity — even before he is recognized as a master artist. He is sincere in his emotions just as he is sincere in his art. He is one of those rare paradoxes in life: a man so simple and humble, yet capable of creating such complex and thought-provoking works using a universal visual language that touches the viewer before they even have the chance to pause and reflect.
These are the qualities of a great artist — one who has not been intoxicated by success, but has managed to preserve his human virtues in his relationships with the world and his friends.
Vertaling in het Nederlands:
SHEFQET AVDUSH EMINI – “DE KUNSTENAAR EN DE MENS”
Er zijn twee manieren om een kunstenaar werkelijk te leren kennen. Ten eerste via zijn werk en ten tweede door hem als persoon te leren kennen. Ik had het geluk om beide tegelijk te ervaren tijdens de OFAIS “Green Earth” tentoonstelling en workshop in Guwahati, in de provincie Assam in India in 2016.
Eerlijk gezegd was dit mijn eerste kennismaking met het werk en de persoonlijkheid van deze collega-kunstenaar. Als deelnemend kunstenaar trokken zijn schilderijen meteen mijn aandacht. Tijdens de workshop die daarop volgde, kreeg ik meer inzicht in zijn techniek. De interacties en gesprekken met Shefqet tijdens de bijeenkomsten boden een unieke kans om de mens achter de schilderijen te leren kennen — werken die zoveel zeiden in thema’s, compositie, kleur en expressie.
DE KUNSTENAAR
Het is onmogelijk om langs Shefqets kunstwerken te lopen zonder door hen aangetrokken te worden. Zijn portretten bezitten een krachtige artistieke lading die het historische vocabulaire van de grote expressionistische meesters weerspiegelt. Om zijn schilderijen volledig te begrijpen, moet men deze meester aan het werk zien — alleen dan begrijpt men de oorsprong van de vloeiende dynamiek die zo duidelijk aanwezig is in zijn doeken. De brute kracht van zijn kleuren en penseelstreken is een directe manifestatie van de energie die zichtbaar wordt in de ogen van zijn personages — kleuren die als uitspraken worden geplaatst op onverwachte plekken, maar met zo’n overtuiging dat hun aanwezigheid volkomen gerechtvaardigd aanvoelt.
Ondanks deze innerlijke kracht is er een tedere compassie verweven in zijn vrouwelijke figuren, die een onmiskenbare spanning creëren tussen de krachtige techniek en een discrete sensualiteit die steeds aanwezig blijft. Aan de andere kant komt Shefqets volledige potentieel tot uiting in zijn abstracte werken. Daar verdwijnen alle grenzen en remmingen, waardoor een kettingreactie ontstaat die van het ene doek op het volgende overspringt in een eindeloze stroom — een visuele ervaring die de droomwereld raakt. Zijn gedurfde kleurkeuzes, versterkt door licht-donkercontrasten en felle botsingen, laden elk deel van het doek met een intense zintuiglijke kracht. De visuele ervaring wordt zo krachtig dat ze bijna hoorbaar wordt — een concert van hoge tonen die synchroon weerklinken, waardoor het kunstwerk een auditieve ervaring wordt.
DE MENS
In de daaropvolgende jaren hebben we een respectvolle band onderhouden, ook al hebben we elkaar niet opnieuw ontmoet. Toch groeide mijn belangstelling voor zijn werk en volgde ik zijn artistieke evolutie nauwgezet, werk na werk. Het persoonlijk kennen van Shefqet en zijn levensverhaal, zijn migratie van land tot land, hebben zijn kunst verrijkt...
Zijn culturele bagage en voortdurende reizen, evenals zijn deelname aan tentoonstellingen wereldwijd, zijn duidelijk zichtbaar in zijn werk en weerspiegelen zijn morele waarden als mens met een groot gevoel voor integriteit — zelfs nog voordat hij als meester-kunstenaar werd erkend. Hij is oprecht in zijn emoties, net zoals hij oprecht is in zijn kunst. Hij is een van die zeldzame paradoxen in het leven: een eenvoudige en bescheiden man die in staat is om zulke complexe en intrigerende werken te creëren via een universeel visueel vocabulaire dat de toeschouwer raakt nog voordat deze tijd heeft om stil te staan en te analyseren.
Dit zijn de kenmerken van een groot kunstenaar — iemand die niet dronken is geworden van zijn succes, maar zijn menselijke kwaliteiten heeft weten te behouden in zijn omgang met de wereld en zijn vrienden.

Hagop Sulahian
Arkitekt / Artist / Kritik arti / Kurator 6/7/2020